Edukimi financiar & zhvillimi i sipërmarrësve të rinj rom.

Synimi & Qëllimi i projektit

Qëllimi i projektit është të edukojë financiarisht të rinj dhe sipërmarrës të komunitetit rom si dhe te kryejë sesione mentorimi për zhvillimin e biznesit. Duke qenë se ndarja më e madhe ndërmjet romëve dhe shumicës së popullsisë është varfëria, projekti synon të ulë varfërinë në komunitet duke mbështetur dhe mentoruar idetë sipërmarrëse.

Aktivitetet e Planifikuara

Kohëzgjatja e projetit është 3 periudha dhe aktivitetet e planifikuara për secilën periudhë janë si më poshtë:

Periudha e Parë

– Krijimi i platformës “Idetë që bëjnë ndryshimin”.
– Publikim lajmërim mbi regjistrimin në platformë të individëve që kanë ide biznesi.
– Zhvillimin i sesioneve të trajnimit për antarët e platformës.
– Sesionet që do të zhvillohen do të trajtojnë temat si më poshtë:

• Si të bëjmë biznes?
• Si të aplikojmë për grante dhe donacione që jepen nga shoqata të huaja dhe vëndase.
• Edukimi për të drejtat si punëmarrës.
• Edukimi për të drejtat si punëdhënës.

Shënim: Disa nga sesionet e mentorimit mund të kryhen në qytete të tjera në rast se numri i pjesëmarrësve do të jetë më i lartë se 30 persona.

#1

Periudha e Dytë

– Zhvillimi i “bootcamp” të parë të ideve të sipërmarresve të regjistruar në platformë. Do të ftohen të gjithë ata persona të komunitetit rom të cilët kanë një ide biznesi ose ata persona të cilet kanë një biznes dhe duan ta zgjerojnë atë akoma më shumë per të paraqitur idetë e tyre. Sikurse edhe do jenë trajnuar të gjitha idetë duhet të mbeshteten në plane biznesi dhe aktivitete të qëndrueshme. 3 idetë fituese do të përfitojnë financime në masën 50,000 LEK dhe do mentorohen për 4 muaj.
– Zhvillim i sesioneve të mentorimit për temat:

• Si të njihemi me kërkesat e tregut?
• Si të krijojmë avantazh konkurrues në treg?
• Si të zbatojmë ligjet fiskale?
• Si të jemi konkurrentë në treg?

#2

Periudha e Tretë

– Zhvillimi i “bootcamp” të dytë të ideve të sipërmarresve të regjistruar në platformë. Do të ftohen të gjithë ata persona të komunitetit rom të cilët kanë një ide biznesi ose ata persona të cilet kanë një biznes dhe duan ta zgjerojnë atë akoma më shumë per të paraqitur idetë e tyre. Sikurse edhe do jenë trajnuar të gjitha idetë duhet të mbeshteten në plane biznesi dhe aktivitete të qëndrueshme. 3 idetë fituese do të përfitojnë financime në masën 50,000 LEK dhe do mentorohen për 4 muaj.
– Zhvillim i sesioneve të mentorimit për temat:

• Si të njihemi me kërkesat e tregut?
• Si të krijojmë avantazh konkurrues në treg?
• Si të zbatojmë ligjet fiskale?
• Si të jemi konkurrentë në treg?

#3

Financuar nga Bordi i Çështjeve të Mira dhe Lotaria Kombëtare

APLIKO

A jeni gati për të hedhur hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?
h

Apliko

Na tregoni pak për veten tuaj dhe ne do t’ju ndihmojmë për pjesën tjetër. Kryeni aplikimin online në vetë 10 minuta.
w

Lidhu me ne

Pas plotësimit të aplikimit tuaj, ne do t’ju kontaktojmë për t’ju ndihmuar në përfundimin e procesit .

Përgatitu

Pasi të keni plotësuar aplikimin dhe ne t’ju kemi dhënë suportin tonë, tashmë ju jeni gati për të skeduluar praninë tuaj.