Edukimi financiar & zhvillimi i sipërmarrësve të rinj rom.

Pyetje të shpeshta

Si mund të hap një biznes?

Hapi i parë pas përcaktimit të idesë së biznesit është përgatitja e një plani biznesi, për të dhënë një informacion të përgjithshëm të biznesit, analizo tregun ku biznesi do të operoj, përcaktimin e strukturës së menaxhimit, planifikimin e marketingut dhe ndërtimi i një plani financiar, ku përshkruhen shumat e parave që nevojiten për të filluar biznesin dhe format e financimit. Hapi i dytë është përcaktimi i strukturës ligjore të biznesit dhe përgatitja e dokumentacionit për t’u regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.Të gjithë procedurën mund ta gjeni lehtësisht në linkun: https://qkb.gov.al/informacion-mbi-proceduren/regjistrimi-i-biznesit/regjistrimi-fillestar/.

Çfarë taksash duhet të paguaj një individ që është i regjistruar si biznes?

Sistemi tatimor në Republikën e Shqipërisë përbëhet nga një paketë ligjesh, udhëzimesh, rregulloresh, marrëveshjesh tatimore me vendet e tjera, në të cilat gjejnë pasqyrim llojet e tatimeve dhe taksave që aplikohen në Shqipëri. Tatimet dhe taksat janë kombëtare ose vendore.

Në tatimet dhe taksat kombëtare përfshihen:

  • tatimi mbi vlerën e shtuar;
  • tatimi mbi të ardhurat;
  • tatimi për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet;
  • taksat dhe tarifat vendore;
  • tatime të tjera, të cilat janë përcaktuar të tilla me ligj të veçantë.
Cilat janë të drejtat e mia si punëmarrës?

Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë garanton të drejtën e çdo personi për t’u punësuar pa asnjë lloj diskriminimi dhe për të gjitha kategoritë e individëve. Çdo punëmarrës ka të drejtë për t’u ankuar,për t’u informuar për çdo gjë që lidhet me punën, marredhëniet e punës, sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës. Punëmarrësit kanë të drejtë për të lidhur kontratë pune, ku përcaktohen të gjitha të drejtat dhe detyrimet si nga ana e punëdhënësit dhe nga ana e punëmarrësit.

Cilat janë të drejtat si punëdhënës?

Në bazë të kontratave të punës, punëdhënësit duhet të garantojnë deklarimin e punëmarrësit, llogaritjen, mbajtjen dhe pagesën në organet tatimore të kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si dhe të tatimit mbi pagën.

Si të aplikojmë për grante dhe donacione që jepen nga shoqata të huaja dhe vendase?

Për të aplikuar për grante apo donacione që jepen nga shoqata të huaja dhe vendase mund të kërkohet ne faqet e internetit të shoqatave, të cilat japin informacione të mëtejshme të proçedurave që duhet të ndiqen për aplikime. Ndaj ne ju inkurajojmë të jeni në kontakt sa më të vazhdueshëm me të rejat më të fundit.

Financuar nga Bordi i Çështjeve të Mira dhe Lotaria Kombëtare