Për të filluar regjistrimin e biznesit, një aplikanti i duhet të plotësojë formularin e aplikimit, sipas instruksione bashkenngjitur formularit, në dy mënyra:

  1. a) pranë çdo sporteli të QKB-së;
  2. b) online, mund të shkarkohen nga faqja zyrtare e QKB-së.

Pasi formulari i aplikimit plotësohet, aplikanti (ose përfaqësuesi i autorizuar për regjistrim) paraqet formularin e aplikimit personalisht, në çdo sportel shërbimi të QKB-së, së bashku me dokumente të tjera shoqëruese, të duhura.

Përveç formularit të aplikimit të plotësuar, aplikuesi duhet të paraqesë dhe dokumentacionin shoqërues përkatës si më poshtë:

  • Dokument origjinal identifikimi (pasaportë biometrike, letërnjoftim elektronik), të cilin nëpunësi i sportelit do ta verifikojë, kopjojë dhe skanojë dhe në përfundim do t’ia kthejë aplikantit (përfaqësuesit). Aplikanti nuk duhet te largohet nga sporteli i sherbimit pa marre dokumentin e tij të identifikimit.
  • Dokumente të tjera shoqëruese. Lista e dokumenteve të kërkuara për regjistrimin fillestar është specifike për forma të ndryshme ligjore biznesesh. Pasi është identifikuar lloji i biznesit që do të regjistrohet, aplikanti mund të gjejë listën e dokumenteve shoqëruese, të bashkëngjitur në formën specifike të aplikimit për regjistrim, e cila mund të merret ose në sportelet e QKB-së ose në faqen zyrtare të internetit të QKR-së, tek direktoria: Dokumentet e nevojshme per cdo forme aplikimi.

Personi që aplikon e kryen pagesën e regjistrimit tek sporteli i shërbimit ku ai aplikon.

Pagesa kryhet në sportelin e QKB-së, në momentin që kjo kërkohet nga nëpunësi i sportelit dhe pasi është caktuar një numër unik nga sistemi elektronik për dosjen. Pagesa bëhet përpara firmosjes përfundimtare të formularit të aplikimit nga nëpunësi dhe aplikuesi.

Pas lëshimit të konfirmimit për aplikim, aplikimi dhe dokumentet shoqëruese shqyrtohen për vendimmarrje nga nëpunësi i autorizuar i QKB-së  (regjistruesi). Nëse pas verifikimeve, nëpunësi i autorizuar (regjistruesi) konstaton se aplikimi është në përputhje me kërkesat e ligjit, brenda afatit maksimal prej 1 (një) dite nga paraqitja e aplikimit ai miraton:

kryerjen e regjistrimit;

lëshimin e Numrit Unik të Identifikimit (NUIS), gjithashtu i njohur si NIPT;

vërtetimin e kryerjes së regjistrimit dhe lëshimin e çertifikatave të regjistrimit (në rast kur biznesi regjistrohet). Këto çertifikata (një për çdo vend ku biznesi kryen aktivitet) mund të merren nga aplikanti (ose person i autorizuar) në çdo sportel shërbimi të QKB-së;

 

kryerjen e publikimit elektronik të regjistrimit në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare të Regjistrimit të QKB-së, e cila mund të shihet në faqen zyrtare të QKR-së, ditën pas miratimit të regjistrimit.

 

  1. Personi fizik

Të dhënat e detyrueshme për regjistrimin e personit fizik parashikohen në nenin 30 të ligjit Nr. 9723, datë: 03.05.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, të cilat janë si më poshtë:

  1. Të dhënat e identifikimit
  1. Vendi i ushtrimit të veprimtarisë ekonomike tregtare
  1. Fusha e veprimtarisë, në qoftë se është e përcaktuar
  • Specimeni i nënshkrimit (firmës) të personit fizik

 

Dokumentacioni shoqërues:

– Dokumenti i identifikimit të personit fizik (nëse ai është aplikanti)
– Nëse aplikanti është i ndryshëm nga Personi Fizik që do të regjistrohet, duhet të depozitohet Akti i Përfaqësimit.