Edukimi financiar & zhvillimi i sipërmarrësve të rinj rom.

Idetë që bëjnë ndryshimin

‘’Kam hapur një punishte për përpunimin e çantave të letrës, çanta njëpërdorishme që ndihmojnë në mbajtjen e produkteve të përditëshme’’

“Kam dëshirë të hap një dyqan dhe të ushtroj profesionin për manikyr-pedikyr. Kam mbaruar arsimin e lartë për mësuese Gjuhë-Letërsie, por jam e papunë dhe manikyr – pedikyri është një profesion i dytë që mua më pëlqen.”

‘’Quhem Mateo, kam mbaruar kursin për Berber dhe tani punoj në bashkëpunim me një koleg tjetër në dyqanin e tij si Berber. Kam dëshirë që të zhvilloj aktivitetin tim, të hap një biznes të vogël ose të punoj me klipe të ndyshme’’

‘’Ideja ime e biznesit lidhet me produktet e pastrimit. Unë kam një biznes që ka të bëj me produktet e pastrimit si psh. kova,shtupa,fshesa, të cilët i marr me shumicë dhe i dërgoj nëpër dyqane kryesisht në Durrës  dhe Tiranë. Dua që të shtoj gamën e produkteve sepse kam kërkesa’’

‘’Jam Ylviu dhe vazhdoj shkollën profesionale per Hidraulik. Aktualisht ky është viti i fundit i studimeve. Duke parë që sot tregu i punës në zanatin tim po ecën, edhe unë si shumë pjesëtar të tjerë të komunitetit rom ndoqa degën për hidraulik. Që ta ushtroj këtë zanat më duhen veglat e punës për të punuar, por mundësitë ekonomike janë të pakta që t’i blej.
Ndaj kërkoj nga ana juaj që të më mbështesni në blerjen e veglave të punës që të ushtroj profesionin tim’’

‘’Quhem Arian, merrem me muzikë që nga viti 2001. Prej 20 vitesh i bie sazit e kam shumë dëshirë dhe pasion muzikën. Punoj në evente të ndyshme, në bare dhe lokale dasmash. Kam bashkëpunuar me muzikantë të ndryshëm në lokale ku dëgjohet muzikë live. Përgjithësisht kam bërë rolin e regjistruesit dhe më pas pjesët muzikore janë hedhur online dhe kemi nxjerrë në treg këngë të ndyshme të dëgjuara nga publiku. Dëshiroj të vazhdoj punën të luaj me saz për festa, gëzime familjare, hapje vallesh në dasma, bar-kafe dhe night club’’

‘’Jam Ylviu dhe vazhdoj shkollën profesionale per Hidraulik. Aktualisht ky është viti i fundit i studimeve. Duke parë që sot tregu i punës në zanatin tim po ecën, edhe unë si shumë pjesëtar të tjerë të komunitetit rom ndoqa degën për hidraulik. Që ta ushtroj këtë zanat më duhen veglat e punës për të punuar, por mundësitë ekonomike janë të pakta që t’i blej.
Ndaj kërkoj nga ana juaj që të më mbështesni në blerjen e veglave të punës që të ushtroj profesionin tim’’

‘’Une quhem Ergys dhe jam nga qyteti i Gjirokastrës. Profesioni im është usta ku ushtroj zanatin tim: shtroj pllaka, parket, punime gipsi, murator. Me këtë zanat unë mbaj familjen, por duke qënë se çdo gjë punohet në mënyrë profesionale me duhen vegla pune që unë mund të konkurroj me ustallarët e tjerë’’

“Tregtimi i metraxheve është ideja ime për biznes. Dua të hap një faqe online për porosi të ndryshme, për mbulesa, komplete çarçaf dhe perde për të kompletuar shtëpitë e klientëve.”

“Ideja ime e biznesit ka të bëjë me krijimin e videove profesionale. Dua të bëj një produksion videoje për klipe muzikore, për dasma, për evente familjare (ditëlindje,festa)“

“Kam dëshirë për të punuar me punime dore dhe punime me grep dhe me rruaza pasi merrem me këtë punë prej disa kohësh e kam fituar shumë aftësi dhe e bëj punën me pasion. Bëj punime të ndryshme të cilat më pas i shes te persona të cilët me njohin ose i kam klientë nëpërmjet rrjeteve sociale“

“Eventet dhe dekorimi i tyre është një aktivitet për të cilin kam pasion dhe aftësite e duhura për ta bërë. Sigurisht që kam studiuar tregun dhe mënyrën se si do të hyj në këtë treg kaq konkurrues. Dekorimi do të përfshijë një mori eventesh si: Ditëlindje, Dasma, Baby shower, Fejesë, Gender Reveal etj.”

“Unë jam Bukurie, 25 vjec dhe vij nga qyteti i Beratit. Prej vitesh loboj për shtresat në nevojë, specifikisht, për komunitetin rom dhe egjiptian , në qytetin e Beratit. Së bashku me grupin tim i kemi ardhur në ndihmë shumë familjeve në nevojë në cështje ekonomike sociale, sic mund të përmend këtu , punësimin, strehimin, ndihmë ekonomike e shumë problematika të ndryshme që hasen cdo ditë. Duke qenë aktiviste prej 8 vitesh edhe pse kemi bërë trajnime të ndryshme në komunitete , prapë figura e femrës ka ngelur po aty në atë mentalitet ku femra komandohet nga bashkëshorti dhe nuk mund të marr vendime. Ideja ime është të formoj një fokus grup me gra dhe vajza të komunitetit ku mund të organizojmë aktivitete të ndryshme frymëzuese dhe argëtuese ku të përfshihen edhe pjesëtarë nga komunitetit për ti parë si shembull sesi këto gra dhe vajza aktiviste tashmë kanë arritur të integrohen me pjesën tjetër të komunitetit ku jetojnë.”

Financuar nga Bordi i Çështjeve të Mira dhe Lotaria Kombëtare